Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosën me armë zjarri 31-vjeçarin/ Shpallen në kërkim babë e bir në Lezhë

schedule10:18 - 25 Shtator, 2026

schedule 10:18 - 25 Shtator, 2026

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri, për motive të dobëta, një 31-vjeçar, dje, në fshatin Manati.

Në kërkim janë shpallur shtetasit: Bebi (Gjergj) Voci dhe Ariseldo Voci.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij. Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMË”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!