Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosje me armë zjarri në Tiranë/ I plagosuri nga Kosova, dërgohet në spital

schedule15:00 - 25 Shtator, 2026

schedule 15:00 - 25 Shtator, 2026

Një konflikt mes disa të rinjve në zonën e Zogut të Zi përfundoi në plagosjen me armë të një 33-vjeçari.

Ngjarja ndodhi në ambientet e një lokali këtë të premte ku i lënduar ka mbetur një shtetas i Kosovës, 33-vjeçari Gjenk Karabeg i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa deri më tani nuk ka deklaruar para hetuesve asnjë të dhënë që mund të shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.



Sipas informacioneve mes personave të përfshirë ka patur një konflikt edhe disa ditë më parë, për ngjarjen policia ka shoqëruar disa persona mes tyre dhe Samuel Tahiraj i cili dyshohet të jetë i përfshirë.

Ndërkohë autori i plagosjes pas ngjarjes është larguar dhe arma e zjarrit e përdorur nuk është gjendur nga hetuesit, kamerat e sigurisë në zonë janë sekuestruar për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të konfliktit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!