Reshjet e borës janë rikthyer në verilindje. Ato nisën pas mesnate dhe intensiteti i tyre u shtua gjatë mëngjesit të sotëm. Trashësia arrit në 10 cm në qytet e më shumë se 30 cm në zonat malore. Situata e rrugëve paraqitet relativisht e qëndrueshme.
Mjetet e makineritë e kompanive sipërmarrëse dhe të bashkisë janë në terren për të mbajtur situatën nën kontroll dhe rrugët e qarkullueshme. Rruga e kombit vijon të jetë në qarkullim të plotë e pa probleme.
Edhe rrugët nacionale që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Hasin e Tropojën janë të qarkullueshme dhe pa probleme. Në rrugët rurale, qarkullimi bëhet me zinxhirë.
Energjia elektrike ka patur ndërprerje vetëm me njësine administrative Malzi dhe në një lagje të Surrojt në Kukës. Pjesa tjetër është furnizuar pa ndërprerje.
Nuk ka probleme të furnizimit me ujë të pijshëm. Temperaturat janë rritur në vlera pozitive duke favorizuar reshjet e borës. Burime të DAR Kukës bëjnë me dije se procesi mësimor vijon i rregullt përjashtuar dy shkolla të Njësisë Administrative Zapot për shkak të uljes së numrit të nxënësve. /abcnews.al