Partizani mesa duket nuk e ka marrë ende veten pas humbjes në derbi ndaj Tiranës.
“Demat e kuq” kanë dalur nga fusha e tyre vetëm me një barazim 1-1 ndaj Egnatias.
Fillimisht shënuan miqtë në minutën e 6’ me anë të Laurentino.
Por vetëm pak sekonda pas mbarimit të pjesës së parë Partizani shënon me Cara në minutën e dytë të shtesës
Pas kësaj ndeshjeje, Partizani ndodhet në vendin e tetë me 5 pikë , dhe qëndron në zonën e kuqe .
Ndërsa Egnatia ngjitet në vendin pestë me 9 pikë
Teuta gjithashtu ka ngecur në Durrës ku ka marrë vetëm një barazim ndaj Kastriotit.
Goli i parë i sfidës erdhi në minutën e 51’ nga Gruda .
Durrsakët dukej sikur e kishin situatën në dorë pasi Kastrioti e kishte humbur turuan dhe filloi duke kryer ndërhyrje të ashpra.
Por papritmas në minutën e 81’ Mudrazija shtangi Teutën duke barazuar rezultatin.
Teuta 1-1 Kastrioti./H.LL/abcnews.al