Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut gjatë një deklarate për mediat kanë informuar lidhur me pjesëmarrjen në votime deri në orën 17:00.
Sipas tyre ritmi i votuesve ka qenë më i lartë krahasuar me orët e paradites dhe pjesëmarrja deri në orën 17:00 në rang vendi është 42,85%.
Komunat me pjesëmarrjen më të madhe në votime është komuna e Vevçanit me 75%, e ndjekur nga Konçja me 73,98%, Rankovci me 69 %.
Ndërsa në Dibër, ku po votohet vetëm në një vendvotim është 64,35 %.
Pjesëmarrja më e ulët raportohet të jetë në komunën Sarajit me 23 për qind, komuna e Shuto Orizarit me 28% ndërsa Bogovina me 30 %. /abcnews.al/