Studentët marshojnë edhe para ambasadës SHBA e Presidencës

schedule13:57 - 8 Janar, 2019

schedule 13:57 - 8 Janar, 2019

Studentët e universiteteve publike bojkotuan sërish sot mësimin dhe u mblodhën para Kryeministrisë për të vijuar protestën e tyre, por më të pakët në numër se një ditë më parë. Ata marshuan edhe para ambasadës amerikane dhe Presidencës, për sensibilizimin e tyre mbi kërkesat që kanë.

Mbërritën më vonë se zakonisht, por sheshin përpara Kryeministrisë nuk e lanë bosh. 8 janari shënon ditën e 35 të protestës së studentëve.

“Numri i studentëve është reduktuar se temperaturat janë ulur ndjeshëm është dhe shumë ftohtë. Arsye tjetër janë edhe kërcënimet që studentët kanë marrë nga pedagogët”.

Studentët janë ende të paqartë për vendimet që ka marrë qeveria në fund të dhjetorit.

“Kanë dalë postera duke thënë që tarifat duhen paguar brenda janarit, tarifa e plotë jo më këste, po presim nëse do ndodhë e njëjta gjë me arkitekturën”.

Studentët kërkojnë anulimin e ligjit për arsimin e lartë. Vetëm në këtë mënyrë thonë se  kërkesate tyre mund të plotësohen.

“4 prej pikave mund të plotësohen vetëm me rrëzimin e ligjit për arsimin e lartë, është një mënyrë sesi mund të plotësohen këto 4 pika”.

Në mesditë një grup studentësh vendosën të marshojnë drejt Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nën mbikëqyrjen e policisë për pak minuta kerkuna sensibilizimin e nderkombetareve per kerekesat  e tyre.

“Ne menduam në mënyrë simbolike se vendi që përf ajo amabsadë është evndi i lirisë, është vendi ku qytetarët dëgjohen”.

Marshimin e vijuan përpara Presidencës dhe Korpusit Universitar. Me kthimin përpara Kryeministrise studentët bënë thirrje për t’u shpërndarë e për t’u rikthyer sërish në të njëjtin shesh të mërkurën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!