Sergi Barjuan është trajneri i përkohshëm të cilit iu besua drejtimi i Barcelonës deri në gjetjen e emri të njohur që mund të marri në dorë timonin e blaugranave.
Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme Barjuan u shfaq i emocionuar për këtë sfidë.
“Faleminderit për besimin. I dërgoj një përqafim të madh Koemanit. Ka pak vend për të punuar kur luan të martën dhe të shtunën. Do të përpiqem të shtyj metodat që mendoj se mund të jenë efektive. Mënyra se si ne luajmë nuk do të ndryshojë, lojtarët janë të njëjtë. Ne kemi diskutuar disa koncepte taktike”, theksoi Sergi.
Tekniku i përkohshëm i Barçës premtoi se do të rikthejë fytyrat e lumtura tek katalanasit, që do kjo sipas tij do i ndihmojë ata të fitojnë ndeshjet.
“Gjëja e parë është të kthejmë fytyrat e lumtura. Nëse i kthejmë lojtarët dhe rikuperojmë idenë e futbollit sulmues, kjo do të na ndihmojë. Unë jam një fitues dhe më pëlqejnë lojtarët fitues. Të gjithë duhet ta kthejmë situatën. Në varësi të asaj që shohim, ne do të ndërhyjmë në një masë më të madhe ose më të vogël”, përfundoi spanjolli. /f.a/abcnews.al