Çështja e detit, Armakolas: Palët nuk ishin gati për lëvizje të mëdha në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve

schedule22:13 - 28 Tetor, 2021

schedule 22:13 - 28 Tetor, 2021

Profesori Ioannis Armakolas duke folur në emisionin “Log.” për marrëdhëniet greko-shqiptare ka deklaruar se çështja e detit do ishte mirë të zgjidhej në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nëse vazhdojnë në këtë drejtim sipas Armakolas, përftimet janë më të mëdha.

Armakolas ka theksuar se të dyja palët, qeveria shqiptare dhe qeveria greke, dhe ministri i jashtëm grek zoti Dendias po i ndjekin nga afër këto çështje dhe janë shumë të interesuar për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe të gjithë këta faktorë dhe grupe interesi mund të zgjidhin më tej mosmarrëveshjet.

“Si e shoh unë, ajo nuk ishte aq një dështim, se sa fakti që të dy vendet vendosën se nuk ishin ende gati për të bërë lëvizjen e madhe, kur po përpiqeshin të zgjidhnin paketën e madhe të të gjitha mosmarrëveshjeve me një veprim të vetëm. Ka shumë spekulime përreth që mund të bëhen, se përse qeveritë nuk e ndërmorën këtë lëvizje. Mund të flas me më shumë siguri për palën greke, sepse qeveria greke në atë kohë kishte investuar shumë kapital diplomatik dhe kishte marrë shumë kundërshtime nga opinion publik grek në përpjekjen për të zgjidhur mos marrëveshjen e emrit me Maqedoninë e Veriut, i cili ishte një prioritet më i madh dhe një mosmarrëveshje më e madhe, dhe nuk ndihej shumë rehat,- edhe me zgjedhjet që po afroheshin, – për të bërë një tjetër lëvizje në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me fqinjët, ç’ka mund ta përballte sërish me kundërshtime të opinionit publik. Nuk mendoj se opozita dhe opinion publik do të kishin qenë aq kundërshtues sa për Marrëveshjen e Prespës, por thjesht qeveria greke dështoi në atë kohë. Ju mund ta kujtoni që popullariteti i qeverisë greke në atë kohë ishte në rënie dhe ajo po përpiqej që të mos krijonte më shumë humbje, duke kontrolluar sa më shumë humbjet për shkak të Marrëveshjes së Prespës, si dhe të reduktonin kundërshtimet që vinin nga opozita. Por mbi të gjitha mendoj se tashmë ka një trashëgimi sociale në përpjekjet që janë bërë vitet e shkuara si dhe rasti i vendimit më të fundit të të dy qeverive për të dërguar çështjen e deliminitimit detar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nëse vazhdojnë në këtë drejtim mendoj se përftimet janë më të mëdha. Ndjej se të dyja palët, qeveria shqiptare dhe qeveria greke, dhe ministri i jashtëm grek zoti Dendias po i ndjekin nga afër këto çështje dhe janë shumë të interesuar për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe të gjithë këta faktorë dhe grupe interesi mund të zgjidhin më tej mosmarrëveshjet. Pres më shumë në vitet që do të vijnë.” tha Ioannis Armakolas. /abcnews.al/