Për gazetarin Arman Shkullaku vendimi i Lulzim Bashës për të mos mbledhur Kuvendin Kombëtar për të diskutuar vendimet e SHBA-së nuk është pengesë.
I ftuar në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Shkullaku tha se nëse ¼ dëshiron që të mblidhet kuvendi do të ishte anti-demokratike pengesa.
Megjithatë, gazetari shton më tej se Berisha duhet të jetë më transparent me mënyrën e mbledhjes së firmave dhe se kush ka firmosur.
Nga ana tjetër, Shkullaku më në fund Basha e kuptoi që po vjen ora për përballje, duke iu referuar deklaratave të fundit të kryedemokratit për Berishën, ku tha se po e përdor PD-në për interesa personale.
Lexo edhe: Dueli i fundit Basha-Berisha, Harxhi: Kuvendi do të mblidhet; Kadilli: Kriza do të thellohet
“Statuti nuk e pengon ¼ që të mbledhë. Basha tha se neni 3 nuk e lejon. Kjo çështja e orientimit nuk është pengesë për të mbledhur një kongres. Një vendim të qeverisë amerikane nuk e rrëzon dot asnjë gjykatë, aq më pak një parti.
Thelbi i problemit është se nëse gjysma apo ¼ duan të mblidhet unë mendoj se nuk ka asnjë formë për ta penguar një gjë të tillë sepse do të ishte anti-demokratike. Dalim te legjitimiteti. Dikush që ka shumicë nuk mund ta bësh mezor pakicë. Në këtë aspekt mendoj se çdo lojë me statute, janë lojëra përpara vendimit final. Unë nuk e di forcën e Berishës, jam edhe kritik, duhet të ishte më transparent kush ka firmosur, sa janë. Ne e dimë atë që ndodh.
Nuk mund të pranojmë që të na hidhet hi syve. E dimë që nga një shumicë e bazës ka presion, ka nevojë që gjërat në PD të ndryshojmë. Këtu nuk lidhet vetëm me fatin e Berishës, por me fatin e PD. Një lëvizje e re mendoj se është kërkesë e shumicës. Problemi i Bashës është që të dalë. E tha një gjë më në fund që Berisha po e përdor PD-në. Basha më në fund po e kupton që me qasjen lëri gjërat siç janë nuk shkon dot larg. Po vjen ora për përballje. Kush ka shumicën kuptohet që është shumicë dhe mendoj se kjo do të jetë zgjidhja për PD,” deklaroi Shkullaku. g.v/abcnews.al