Që prej orëve të para të mëngjesit në pikën kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës ka patur fluks të udhëtarëve. Situata normalizohet herë pas here, por me gjithë masat e marra në kufi me shtimin e sporteleve nuk janë shmangur dot radhët e gjata.
Emigrantët shqiptarë që kaluan festat e fundvitit në Shqipëri po kthehen në vendet e tyre të punës. Në Kakavijë dhe Kapshticë ka fluks. Udhetarët janë të detyruar të presin për orë për të kaluar kufirin.
“Ka radhë. Këtë kemi siklet. Nuk zgjidhet të dy shtetet që të mos presim dhe ne”.
“Gjysmë ore këtu”.
Në pikën kufitare të Kakvijës në total punojnë 5 sportele. Gjatë 24 orëve kanë lënë Shqipërinë mbi 5 mijë persona. E njëjta situatë paraqitet edhe në Kapshtice. Qytetarët herë pas here përballen me fuks. Policia ka shtuar sportelet, por nuk i kanë shmangur dot radhët e gjata. Mësohet se nga pika kufitare e Kapshticës kanë dalë gjatë orëve të fundit rreth 6 mijë shtetas./abcnews.al