Sulmuesi Kosovar, Astrit Selmani ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e ekipit të tij Hammarby kundër Ostensunds ditën e sotme.
Sulmuesi i cili luante titullar mori një goditje të fortë me bërryl nga kundërshtati në minutën e 40 te ndeshjes dhe u desh ndërhyrja e shpejtë e mjekëve që 24 vjeçarit t’i kthehej vetëdija ku më pas u dërgua në spital.
“Astrit Selmani i humbi ndjenjat për disa sekionda gjatë një përplasjeje në ndeshjen kundër Ostersund që po zhvillohet momentalisht. Përvec vetullës së carë, ai mund të ketë përjetuar edhe tronditje në kokë. Astriti është duke u dërguar në spital tani për ekzaminime të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Hammarby. /abcnews.al
Astrit Selmani förlorade medvetandet under ett par sekunder vid kollisionen i den pågående matchen mot Östersund. Utöver spräckt ögonbryn kan hjärnskakning inte uteslutas. Astrit förs nu till sjukhus för vidare undersökning. Ytterligare info när vi vet mer. pic.twitter.com/JhHUdhJktH
— Hammarby Fotboll (@Hammarbyfotboll) October 24, 2021