Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, njoftoi nisjen më 24 nëntor të një aksioni kombëtar për pastrimin e Shqipërisë. Aksioni në fjalë është parashikuar të zgjasë 6 muaj, me qëllim që territori i vendit të jetë më i pastër me nisjen e sezonit të ardhshëm turistik. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka si partnere në këtë iniciativë edhe Ministrinë e Arsimit që do të angazhojë nxënësit dhe studentët për të dhënë kontributin e tyre vullnetar. Ndërkohë me ndihmën e shoqatës “Green Albania” është punuar për të evidentuar edhe zonat më problematike. Ndërsa qytetarët ftohen të denoncojnë zonat e ndotura përmes një aplikacioni të quajtur “Trash Out”./abcnews.al