FOTO/ Barcelona – Dynamo Kiev, statistikat dhe formacionet e mundshme

schedule09:57 - 20 Tetor, 2021

schedule 09:57 - 20 Tetor, 2021

Champions League vazhdon ditën e sotme me tetë përballje të tjera mjaft interesante.

Padyshim që kuriozitet të ngjall Barcelona e cila këtë sezon ka shfaqur shumë ulje e ngritje, e tani vjen pas një fitoreje bindëse në La Liga përballë Valencias.

Dynamo Kiev është “treni” i fundit për katalanasit nëse do të duan të kalojnë grupin, pasi momentalisht pozicionohen në vendin e fundit me 0 pikë.

Koeman pritet të hedhë në fushë një formacion të ngjashëm me atë në fundjavë, ku sulmi do të udhëhiqet nga Fati, Depay dhe Dest.

Mungesat janë të shumta nga të dyja ekipit. Nga “blaugranat” nuk do të jenë të gatshëm, Pedri, Braithëaite, Araujo, Garcia dhe Dembele, ndërsa Dynamo Kiev nuk do të ketë gati, Kargbo, Kulach, esedin, Popov dhe Supriaga që është në dyshim.

Statistika:

Barcelona ka fituar 4 ndeshjet e fundit përballë Dynamo Kiev në të gjitha kompeticionet.

Në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të katalanasve në Champions janë shënuar të paktën 2.5 gola.

Barcelona ka shënuar të paktën 2 gola në 4 ndeshje e fundit përballë ekipit ukrainas

Ekipi i Koeman ka dështuar të fitojë në 5 ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!