Rama: Raporti i KE progres udhërrëfyes për ne, të tjerat janë interferenca me natyre politike

schedule09:40 - 20 Tetor, 2021

schedule 09:40 - 20 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama një ditë pas s zbardhjes së progres-raportit të Këshillit Europian për Shqipërinë, bë një konferencë të përbashkët me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca është shprehur se edhe një herë ky raport tregoi progresin e bërë nga vendi ynë.

Sipas tij ky është një raport udhërrëfyes që tregon jo vetëm progresin e bërë por edhe punën dhe problemet që duhen të përmbushen, në mënyrë që të jemi një vend me standarte të plotë përkrah vendeve të tjera të BE-së.

Raporti i progresit është dokumenti udhërrëfyes, ndërsa të gjithë të tjerat janë interferenca në progres me natyre politike. Së pari raportin e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm ë pikëpamje të integritetit në përputhje me standartet, se Shqipëria ka vazhduar të përparojë në reformat kyçe që janë reforma të shtetformimit si reforma në drejtësi ku vettingu nënvizohet si histori suksesi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit përcaktohet si një luftë që përparon. Respekti për të drejtat e njeriut rikonfirmohet si vlerë e proceseve demokratike në vend. Politika e baraspeshuar në aspektin gjinor vlerësohet, përpjekjet tona për të pafruar progresin tonë me BE vlerësohen dhe të gjithë përpjekjet për angazhimin në pandemi përparon.

Është dhe një dokument që nxjerr në pah dhe problematiket dhe ato që duhet të rregullojmë. Ky proces nuk bëhet sepse na e kërkojnë dhe na e imponojnë në Paris e Bruksel, ne e bëjmë për veten dhe që në këtë vend gjeneratat e tjera të kenë një vend që funksionon si një vend dinjitoz me vendet e tjera dhe ky është një proces i vështirë dhe me shumë sfida, por është e vetmja rrugë, nuk ka asnjë anashkalim apo shmangie që na çon atje ku e merito Shqipëria”, ka thënë Rama.e.su./abcnews.al