Në këto ditë festash shkëmbejmë më njëri-tjetrin dhurata dhe urime. Ndër më të preferuarat dhe më të shpeshtat janë bizhuteritë, parfumet, por edhe pijet e ëmbëlsirat.
Shkëmbimi i dhuratave me miqtë edhe të dashurit në keto ditë festash është një nga ritualet dhe preokupimet më të bukura. ABC News bëri një vëzhgim në disa dyqane dhuratash. Shqiptarët vijojnë të qëndrojnë kryesisht tek parfumet, bizhuteritë dhe suveniret e ndryshme.
“Parfumet, setet endryshme të kombinuar kremrat e trupi, kremra duarsh”, shprehen tregtarët.
Edhe pijet, kryesisht një shishe vere, po konsiderohet si dhuratë interesante për fund viti për shumë shqiptarë. Të pyetur nga ABC News shumë të rinj dhe të reja shprehen se akoma nuk kanë vendosur çfarë dhuratash do bëjnë për Vitin e Ri. Një pjesë tjetër, jashtë kameras thonë se nuk presin vetëm Vitin e Ri për të bërë dhurata, por i kushtojnë rëndësi edhe ditëve të tjera të veçanta gjatë gjithë vitit./abcnews.al