Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Trëndafila dhe …kokainë/ Kapen 100 kg drogë në Athinë, vinte nga Kolumbia. Mes të arrestuarve edhe shqiptarë

schedule08:55 - 10 Shtator, 2026

schedule 08:55 - 10 Shtator, 2026

Një ngarkesë prej 100 kilogramësh kokainë, e fshehur mes një sasie trëndafilash me origjinë nga Kolumbia, është sekuestruar të mërkurën në aeroportin ndërkombëtar “Eleftherios Venizelos” në Athinë.

Operacioni u zhvillua nga oficerët e AADE-së, pas informacioneve të siguruara nga zyra e DEA-s në Athinë, Agjencia Amerikane Kundër Drogës, shkruajnë mediat greke.

Në kuadër të operacionit janë arrestuar gjashtë persona, shumica prej tyre me shtetësi shqiptare. Katër prej të arrestuarve u kapën në aeroport, ndërsa dy të tjerët u arrestuan në zonën e Maratonës.

Sipas hetuesve, katër personat e arrestuar në aeroport kishin shkuar aty për të marrë ngarkesën me drogë. Ndërkohë, dy të arrestuarit në zonën e Maratonës dyshohet se kishin për detyrë të siguronin ruajtjen e kokainës pasi ajo të merrej nga aeroporti.

Në operacion dhe në hetimin e rastit morën pjesë edhe oficerë të Policisë Greke nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar.

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rolin e secilit prej të arrestuarve dhe për të identifikuar personat e tjerë që mund të jenë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!