Ndryshe nga dita e parë, në fakultetet e Tiranës, kjo e martë nuk ka pasur incidente. Edhe studentët e pavaksinuar janë lejuar të hyjnë në auditore. Mjafton të kishin vendosur një maskë.
Në fakultetin filologjik, studentët janë futur në auditore pa u kërkuar asnjë dokument. Një ditë më parë një student u përplas me rojet pasi nuk është vaksinuar. Nuk u lejua të futej në auditor, por sot ai nuk është penguar dhe ka ndjekur leksionin.
Edhe një studente tjetër nuk është vaksinuar. Thotë se ndoqi normalisht mësimin dhe askush nuk i kërkoi certifikatën apo përgjigjen e tamponit.
“U futëm, morëm ca leksione nga pedagogu dhe dolëm.”
Përjashtim në Tiranë ka bërë Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit. Në emisionin “Abc Live” ajo theksoi se kontrollet vijuan edhe në ditën e dytë të shkollës. Pavarësisht se në fakultetet janë vendosur qendra vaksinimi, numri i studentëve që pranojnë të marrin dozën është tepër i ulët. /abcnews.al/