Shtyhet pa afat seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin e Kosovës

schedule11:05 - 26 Dhjetor, 2018

schedule 11:05 - 26 Dhjetor, 2018

Kuvendi i Kosovës pritej te zhvillonte sot nje seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mbi “Draft marrëveshjen gjithëpërfshirëse per dialogun midis Kosoves dhe Serbisë.

Por Kuvendi e ka shtyre pa afat të percaktuar kete seancë për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit qeveritar. Avdullah Hoti, shef i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se mungesa e koalicionit qeveritar është papërgjegjësi e madhe ndaj Kuvendit të Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca ka thënë se mungesa e pozitës në seancë shpërfaq strategjinë e saj që ka për rolin e kuvendit. Kjo seance e jashtëzakonshme është thirrur me kërkesen e 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.  Po sot perpara fillimit te seances parlamentare u zvillua nje takim koordinues për dialogun Kosovë-Serbi, ku moren pjese kryeparlamentari Kadri Veseli, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, ekipi negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV./abcnews.al