Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 40 vjeçari në Tiranë, do ekstradohet në Itali

schedule09:43 - 15 Tetor, 2021

schedule 09:43 - 15 Tetor, 2021

Arrestohet në Tiranë një 40 vjeçar i kërkuar në Itali si pjesë e një organizate kriminale që merret me shfrytëzim prostitucioni.

Policia në Tiranë si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar makinën e 40 vjeçarit duke bërë arrestimin e tij.

“I. alias I. M., 40 vjeç, banues në Tiranë arrestohet provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë“, thotë policia.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, 40 vjeçari ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Salernos, Itali, ka lëshuar urdhrin e kërkimit ndërkombëtar për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”. Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vite burgim.

Pritet që vijim i arrestuari të ekstradohet drejt Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!