Partizani është në garë me kohën për të pasur sa më parë në dispozicion stadiumin e ri.
Punimet janë përqendruar vetëm në fushën e madhe, teksa në ato stërvitore ende nuk ka zhvillime.
Të kuqtë duket se kanë marrë edhe një “dorë” nga Federata Shqiptare e Futbollit, që ka financuar fushën e madhe të stadiumit të ri të klubit.
Tanimë punimet kanë rinisur pas disa kohësh dhe në stadium është hedhur rëra për të kryer të gjithë procedurën e nevojshme.
Dy tribunat kanë përfunduar edhe me mbulesë, ndërsa vijon suvatimi i tyre nga jashtë.