Një pankartë raciste nga ana e tifozëve hungarezë ka mjaftuar që ndeshja midis Angli-së dhe Hungari-së të kthehej në një dhunë fizike në tribunë.
Huliganët hungarezë kanë shpalosur një flamur ku tregonte mohimin e uljes së lojtarëve në gjunjë për personat me ngjyrë.
Stjuartët kanë shkuar atje për të hequr flamurin por ka qënë e vështirë kështu që kanë kërkuar ndihmën e poilicisë.
Tifozët hungarezë janë përleshur me policinë ku këta të fundit nuk kanë kursyer as shkopat e gomës.
Pas këtij incidenti kanë mbetur disa të plagosur ndërsa një tifoz është arrestuar nga policia./abcnews.al