Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Lëkundje sizmike në Vlorë dhe Gjirokastër gjatë natës, sa ishte magnituda

schedule08:01 - 30 Gusht, 2026

schedule 08:01 - 30 Gusht, 2026

VLORË- Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.7 i shkallës Rihter është regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonën e Vlorës.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave të Shqipërisë, tërmeti është regjistruar më 30 gusht 2026, në orën 00:35, me epiqendër në Vergo, Vlorë.

Tërmeti ka pasur një thellësi prej 17.6 kilometrash. Lëkundje ka patur më vonë edhe në Gjirokastër, por më të lehta se në zonën e Vlorës.

Deri tani nuk raportohen probleme në zonat ku janë regjistruar lëkundjet sizmike./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!