Kosova do të përballet pas pak orësh me Gjeorgjinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 20:45.
Në këtë sfidë Dardanët kanë disa mungesa. Njëri prej tyre është edhe Florent Hadërgjonaj, i cili është i skualifikuar për shkak kartonësh, që e penalizon atë të jetë në fushën e lojës.
Pavarësisht mungesës së tij, mbrojtësi 27-vjeçar ka një mesazh për shokët e kombëtares, ku uroj një fitore kundër Gjeorgjisë.
“Fatkeqësisht sot nuk jam në fushë për ta ndihmuar Kombëtaren për shkak të skualifikimit me kartonë. I uroj fat shokëve të ekipit kombëtar me një fitore ndaj Gjeorgjisë. Forca Kosova”, ka shkruar Hadërgjonaj.
/abcnews.al