Një grua kanadeze ka shpëtuar për mrekulli pasi një meteorit ra pranë saj teksa po flinte në krevat. Ruth Hamilton nga British Columbia u zgjua nga një përplasje e fortë natën e 4 Tetorit.
Hamilton, e cila nuk pësoi dëme, pa një gur në jastëkun e saj, aty ku zakonisht qëndron koka e saj. “Unë thjesht u ngrita dhe ndeza dritën, nuk mund ta kuptoja se çfarë dreqin kishte ndodhur,” tha Hamilton për Victoria News.
Hamilton planifikon të ruajë shkëmbin si kujtim për nipërit e mbesat e saj. “Unë jam thjesht e mahnitur nga fakti se është një yll që doli nga qielli, ndoshta është miliarda vjeçar.”, tha Hamilton, duke shtuar se përvoja pranë vdekjes i ka dhënë asaj një pikëpamje të re mbi jetën.
/abcnews.al