Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi ku shihet i shoqëruar nga bashkëshorta e tij, Rita.
Ata kanë qenë pjesëmarrjes në ceremoninë hapëse të Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik, “GRAN Fest” dhe fotot i ka publikuar në Instagram vetë Kurti.
“Romani grafik është pikëtakimi i idesë së parë rudimentare, vizatimit me përsosmërinë e fjalës së shkruar. Kombinimi i pasionit për vizatim dhe shkrim. Sonte në ceremoninë hapëse të Festivalit Ndërkombëtar të Romanit Grafik, “GRAN Fest”, rikujtova përvojën time me romanet grafike dhe njohjen me autorin Gani Jakupi. Ganiun fillimisht e kam lexuar, e pastaj e kam takuar. I sapo liruar nga burgu dhe në kërkim të njohurive për kohën që s’isha as në Kosovë dhe as i lirë, vepra e tij mbresëlënëse “Imazhi i fundit” (Kthimi në Kosovë) më funksionoi aq mirë si kompensim, duke më lënë të kuptoj gjendjen shpirtërore dhe përvojat jetësore të popullit tonë në Kosovën e lirë gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 19992”, ka shkruar kryeministri krahas fotove.
View this post on Instagram
Çifti janë prindër të një vajze, e cila ka ardhur në jetë në vitin 2014, në kohën kur Kurti ka qenë i arrestuar disa herë./abcnews.al