Gjatë diskutimeve në sallën e parlamentit deputetët Edmond Spaho dhe Ulsi Manja kanë debatuar mes njëri-tjetrit duke hedhur akuza të ndërsjellta. Pjesë e këtij debati ku në thelb ishin zgjedhjet vendore të Dibrës, të manipuluara sipas opozitës, u bë edhe ish kryeministri Berisha.
Edmond Spaho: “Ne nuk jemi naivë që të besojmë se Edi Rama që ka molepsur kaq shumë politikën ka vullnetin ta pastrojë atë. Nëse këto ndryshime do të miratoheshin pyetjet vijuese do të ishin: Po Ulsi ku do të shkojë nëse do të dalin interceptimet që ka bërë me banditë në Dibër në zgjedhjet e vitit 2016. ”
Ulsi Manja: “Ju ndoshta më keni parë në zgjedhje sepse unë nuk kam qenë në ato zgjedhje, por më vjen mirë që unë ju dal shpesh edhe në ëndërr. Por zoti Spaho dhe Zoti Alibeaj të jeni të sigurtë që ur të hapet Dibra dhe çdo fenomen tjetër ku del emri i Ulsi Manjësmua do të më keni në dispozicion të drejtësisë. Por me një ndryshim, ndoshta nuk do të jem në këtë sallë, sepse unë nuk e kam ndarë mendjen me dalë në pension deputet. Por për ty zoti Spaho jam i sigurt që do të jesh përsëri në rresht të parë edhe kur zoti Basha ta lerë politikën, sepse njerëz si ti që i bëjnë fresk liderit të rradhës asnjëherë nuk kanë për ta humbur vendin e parë në këtë sallë.”
Edmond Spaho: “Unë jam jetëgjatë në politikë sepse as vjedh e as mbaj lidhje familjare me kriminelë e banditë, sikurse i mban ti Ulsi. Kam mbajtur pothuajse të gjitha postet në administratë, në qeveri, në Kuvend. Po të kesh qoftë edhe një fakt me abuzime me pushtetin urdhëro bujrum. Unë thash interceptime nuk thash prezencë fizike. Po më shpjegove ti Ulsi si i trefishove votat pasi tu këput zinxhiri i brekëveunë i tërheq.”
Sali Berisha: “Ulsi fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala. Ulsi pse ta ka përgatitur fjalimin Ymeri? Sepse ai të kapi nga zverku dhe të nxorri jashtë nga gara elektorale e PS në Dibër. Edhe ato interceptime që mund të jenë për ty janë interceptime të skllavit sepse jo të gjithë ju jeni shtylla krimi. Disa jeni bosë të krimit, të tjerë jeni skllavë të krimit.”
Edmond Spaho: “Në fakt kur kryetari i grupit më të madh të opozitës katandiset dhe përdor fjalët brekë dhe ushkur, ky është fundi i opozitës së vendit. Zoti Berisha, unë mund të të ngjaj me këdo, por ta kam thënë dhe do të ta them prap se në xhaketën e Ulsi Manjës nuk ka patur as nuk do të ketë njolla gjaku shqiptarësh të këtij vendi.”/abcnews.al