Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Boom-i i AI shqetëson investitorët/ Bien aksionet e kompanive të lidhura me Inteligjencën Artificiale

schedule14:29 - 15 Shtator, 2026

schedule 14:29 - 15 Shtator, 2026

Investitorët po bëhen gjithnjë e më skeptikë lidhur me boom-in e inteligjencës artificiale që ka nxitur pjesën më të madhe të fitimeve të tregut të aksioneve këtë vit.

Figura të larta të industrisë kërkuan që zhvillimi i inteligjencës artificiale të ngadalësohet. Fillimisht ishte drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei që në fundjavë kërkoi kujdes të shtuar, duke iu shtuar paralajmërimeve lidhur me rreziqet e lëvizjes shumë të shpejtë të inteligjencës artificiale.

Komentet tronditën tregjet në fillim javë, duke goditur më rëndë kompanitë e gjysmëpërçuesve.

Këto firma prodhojnë çipa që furnizojnë inteligjencën artificiale dhe aksionet e tyre u tërhoqën ndjeshëm, edhe pse janë gati 60% më të larta këtë vit.

Shqetësimi vjen në një kohë shpenzimesh të mëdha për infrastrukturën e inteligjencës artificiale nga firmat e mëdha të teknologjisë. Shpenzimet totale për qendrat e të dhënave dhe projektet e lidhura me inteligjencën artificiale pritet të arrijnë pothuajse 800 miliardë dollarë në vitin 2026.

Sipas një raporti të fundit, Microsoft, Alphabet, Amazon, Meta dhe Oracle vetëm do të shpenzojnë rreth 795 miliardë dollarë këtë vit, duke u rritur në gati 1.08 trilion dollarë në vitin 2027.

Megjithatë, teksa një pjesë e investitorëve thonë se situata do të bëhet më serioze nëse firmat anulojnë porositë ose ndalojnë ndërtimin e qendrave të të dhënave, të tjerë investitorë mendojnë se jo të gjitha paralajmërimet janë të dëmshme për industrinë. Kjo pasi sipas tyre, rregulla më të forta sigurie mund ta bëjnë më të lehtë justifikimin e shpenzimeve afatgjata për inteligjencën artificiale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!