2249 raste të reja me COVID në Greqi, humbin jetën 30 persona, 335 pacientë në gjendje të rëndë

schedule16:41 - 7 Tetor, 2021

schedule 16:41 - 7 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2249 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 30 pacientë.

Bashkë me ta shkon në 15 042 numri i viktimave që prej fillimit të pandemisë në shtetin fqinj.

Numri i pacientëve që po trajtohen në intubim aktualisht është 365, ndër të cilët 294 janë të pavaksinuar.

Gjatë 24 orëve të fundit në spital janë shtruar 206 pacientë të rinj të prekur nga COVID. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!