Rama: Nafta dhe benzina sot, më lirë se sa kur qeverisnin demokratët

schedule11:25 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:25 - 7 Tetor, 2021

Kryeministri Rama iu përgjigj akuzave të opozitës për shkaqet e krizës energjetike në vend si edhe rritjen e çmimit të bukës e karburanteve. Rama tha se gjithçka po ndodh për shkak të konjukturave ndërkombëtare dhe jo prej ndikimeve të brendshme apo veprimeve të qeverisë.

Kryeministri tha se furrat e bukës e kanë përdorur energjinë elektrike me çmime preferenciale gjatë gjithë viteve që ka qeverisur PS-ja, ndërsa theksoi se çmimi i naftës sot është më i lirë krahasuar me vitin 2013 kur PD iku nga pushteti.

“Sa për çmimin e bukës, po ju njoftoj se sot dhe gjithë ditën furrat e bukës e marrin energjinë elektrike me çmim preferencial që prej ditës që kemi ardhur ne në pushtet. Rritja e çmimit të bukës nuk ka lidhje fare me gjëra të tjera përveç se konjukturën ndërkombëtare.  Ne kemi qenë për ekonominë e lirë të tregut dhe kemi zgjedhur që të jetojmë në një vend të hapur që përfiton nga të gjitha të mirat dhe të marrin edhe goditjet”, tha Rama.

Sa për krizën energjetike, ne nuk kemi sot një kapacitet të atillë prodhues që të sigurojmë pavarësi të plotë”, tha kryeminsitri.

Rama tha se qeveria po punon për diversifikimin e burimeve të energjisë elektrike, siç janë parqet për energjinë e erës dhe të diellit. Kryeministri përmendi edhe projektin për ndërtimin e Skavicës si edhe ndërtimin e një porti për futjen e gazit nga SHBA-të.

Rama tha se opozita nuk duhej të merrej me emra, pasi kjo do e demton në sytë e shqiptarëve, të cilët nuk po e votojnë më PD-në.

Mos u merrni me emra se shohin njerëzit dhe thone që këta nuk drejtojnë dot veten e jo të drejtojnë vendin”, tha Rama. /abcnews.al