Opozita “liron” sallën e Kuvendit

schedule15:15 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 15:15 - 20 Dhjetor, 2018

Pasi qëndruan në sallën e Kuvendit pas mbylljes së seancës plenare, deputetët e PD kanë dalë nga salla në orën 14:30. Bashkë me ta doli edhe deputeti demokrat Endri Hasa, që nuk pranoi të dilte pas vendimit për përjashtimin me 10 ditë nga punimet e kuvendit, pasi goditi me vezë kryeministrin Rama në foltore.

Demokratët po përgatiten për seancën që do rifillojë pasdite në orën 18:00 e 30 minuta para saj do kenë një mbledhje grupi. Diskutimet për kërkesat e studentëve të parashikuara në seancë e të dakordësuara paraprakisht në konferencën e kryetarëve, do jenë në focus të opozitës, e vetë Hasa deklaroi për mediat se pikërisht për këtë arsye, vendosi të dilte nga kuvendi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!