Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kapen me “shtëpi bari”, tre të arrestuar në Tiranë, sekuestrohen 27 kg kanabis

schedule11:08 - 7 Tetor, 2021

schedule 11:08 - 7 Tetor, 2021

Policia në Tiranë ka finalizuar një operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Me finalizimin e operacionit të koduar “Aroma”, janë vënë në pranga dy persona që kishin përshtatur banesën për kultivimin e bimëve narkotike.

Të arrestuarit janë A. A., 28 vjeç dhe Xh. I., 54 vjeçe, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur ambientin e një banese, me aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Kjo e fundit paketohej dhe e bëhej gati për shpërndarje me doza për përdorues të ndryshëm.

Po ashtu, në vijim të operacionit është arrestuar edhe një 50-vjeçar që kishte detyrë të ruante ambientin e jashtëm të banesës dhe të raportonte tek dy të tjerët në rast se shikonte lëvizjeve të dyshimta.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën  27 kg lëndë e dyshuar kanabis, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, aparatura që shërbejnë për tharjen dhe prodhimin e lëndës narkotike, doza me lëndë të dyshuar kokainë, një peshore elektronike dhe një automjet. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!