Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Këshilltari i Metës në “Foltoren” e Berishës në Gjirokastër

schedule18:45 - 6 Tetor, 2021

schedule 18:45 - 6 Tetor, 2021

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta për pushtetin lokal Ylli Asllani është shfaqur në takimin e ish liderit të PD Sali Berisha me demokratët e Gjirokastrës.

Në një foto të publikuar në rrjete sociale nga vetë Berisha shihet që Asllani është ulur në një tavolinë me Berishën dhe demokratët, si dhe ka qëndruar edhe gjatë takimit në sallë.

Pavarësisht se Asllani ka qenë më herët pjesë e strukturave drejtuese të PD në Gjirokastër, prania e tij në takimin e sotëm mund edhe të interpretohet si një mbështje e presidentit Ilir Meta për Berishën.



I pyetur ditët e fundit për situatën në PD,  ku ish-lideri i saj Sali Berisha ka nisur aksionin për të shkarkuar Lulzim Bashën pasi ky i fundit e përjashtoi nga grupi parlamentar, Meta ka shmangur të japë një koment duke thënë se  nuk është detyra e tij si President të merret me këto çështje. Megjithatë ai nuk ngurroi të flasë për skenarë që sipas tij synojnë të lënë vendin pa opozitë.

Nga Pogradeci 4 ditë më parë Meta i pyetur se çfarë mendon për akuzën e fortë të Sali Berishës se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës tha se “Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debate, do ti keni kohë ti gjykojmë pas 24 korrikut. Janë çështjet e tyre për mua ka rëndësi të gjithë të respektojnë kushtetutën dhe dinjitetin e çdo qytetari”./Be.K/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!