PSG në fund mund të dalë kampion dhe madje këtë objektiv mund ta arrijë edhe disa javë para mbylljes, por duelin e sotëm kundër Renne duhet ta harrojë sa më shpejt.
Skuadra e Maurizio Pochettino ka pësuar humbjen e parë në kampionat, me rezultatin 0-2. Rennes nuk pyeti për Nyemar, Messi apo Mbappe, pasi bëri një ndeshje të mirë dhe u tregua e saktë para porte.
Laborde e ndëshkoi skuadrën e PSG në minutën e fundit të pjesës së parë dhe tronditja e ekipit plot yje nuk kaloi, pasi në minutën e parë të se dytës realizoi edhe golin e dytë me Tait.
Kryeqytetasit u zgjuan më pas dhe u munduan ta ndryshojnë rrjedhën e këtij dueli, por pa sukses. Mbappe u kap nga VAR në pozicion jashtë lojë në të vetmen gjuajtje në portë të PSG, që përfundoi edhe në rrjetë, dhe në fund ishet Renne skuadra që festoi tre pikët. / abcnews.al