Pedro heroi i Egnatias, thyen Kastriotin në minutat shtesë

schedule15:46 - 2 Tetor, 2021

schedule 15:46 - 2 Tetor, 2021

Egnatia ka marrë fitoren e parë në kampionat. Rrogozhinasit mposhtën 2-1 Kastriotin dhe vendimtar ishte braziliani Pedro, autor i dy golave për ekipin e Maganit.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen dhe Cyrbja fitoi një penallti, që sulmuesi brazilian e ktheu në gol në minutën e 25-të. Basha u kundërpërgjigj nga Kastrioti dhe në 45 minutat e para nuk pati gol tjetër.

Kodra i krutanëve doli me të kuq 6 minuta pasi nisi pjesa e dytë, ndërkohë që skuadra e tij mori një dhuratë nga portieri Puja. Ajazi devijoi topin dhe shënoi golin e barazimit.

Edhe Egnatia e mbylli me 10 lojtarë, pasi Telushi u ndëshkua me karton të kuq. Fatmirësisht vendasit në shtesë ia dolën të realizojnë, me Pedron që devijoi topin pas një goditjeje këndi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!