CEZ-DIA, Ismailaj apelon dënimin 11 vjet burg

schedule15:38 - 16 Nëntor, 2017

schedule 15:38 - 16 Nëntor, 2017

Biznesmeni Kastriot Ismailaj, ish-administratori i DIA-s ka apeluar dënimin me 11 vjet burg, caktuar nga Shkalla e Parë në 25 tetor të këtij viti. Ai kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe deklarimin e tij të pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij.

Kastriot Ismailaj, ish-administratori i DIA-s, ka kundështuar në Apelin e Tiranës dënimin me 11 vjet burg të dhënë për të nga Shkalla e Parë. Ankimi i biznesmenti është depozituar në gjykatë ditët e fundit, brenda afatit kohor të parashikuar në ligj.
Burime të “ABC News” pranë gjykatës sqaruan se në materialin prej disa faqesh, i dënuari Ismailaj këmbëngul në pafajësinë e tij. Ai ka pretenduar se Shkalla e Parë ka gabuar kur i ka konsideruar të provuara akuzat dhe dyshimet e prokurorisë. Në përfundim, ish-kreu i DIA-s kërkon prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe deklarimin të pafajshëm për të gjitha akuzat dhe lirimin e tij të menjëhershëm nga qelia.

Burime jozyrtare sqaruan se biznesmeni e ka përgatitur vetë ankimin, pa kërkuar ndihmën e mbrojtëse ligjorë.
Vendimi përfundimtar ndaj Ismailajt në gjykatën e Tirnaës u shpall në 25 tetor 2017.
Ai u deklarua i fajshëm për “mashtrim me pasoja të rënda”, kryer në bashkëpunim dhe për “pastrim parash”, më shumë se një herë.
Gjykata vendosi gjithashtu të kalojë në favor të shtetit disa llogari bankare të Ismailajt me një shumë totale prej rreth 4.5 milionë dollarë.
Prokuroria e kryeqytetit pretendon se Ismailaj ka përvetësuar 5 milionë euro gjatë marrëveshjes CEZ-DIA për mbledhjen e borxheve të CEZ. Në gjykimin në Shkallën e Parë përfaqësuesit e prokurorisë i thanë gjykatës se i pandehuri kishte krijuar një mekanizën të tërë fiktiv duke prodhuar vetëm dokumente shkresore, pa bërë punë në terren./abcnews.al

 

https://youtu.be/yxDudeFSouk