Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hetimet për CEZ-DIA/ Nis në GJKKO procesi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

schedule10:20 - 24 Qershor, 2026

schedule 10:20 - 24 Qershor, 2026

Nis procesi gjyqësor në ngarkim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit në GJKKO. Pas përfundimit të parashtrimeve nga prokuroria e posaccme, këtë të mërkurë avokati i Metës Kujtim Cakrani po kundërshton akuzat për hetimet e CEZ DIA.

Dosja ndaj Ilir Metës kaloi për gjykim më 18 mars. Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, akuzohen për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, në tre hetime: çështjen CEZ-DIA, lobimin e LSI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Në këtë proces të pandehur janë edhe Pirro Xhixho, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi. Xhixho, babai i zv. presidentes aktuale të PL-së, Erisa Xhixho, akuzohet për korrupsion, ndërsa dy të tjerat, Ema Çoku dhe Fatime Kryemadhi, për pastrim parash.



SPAK e akuzon Metën për ndikime korruptive për episode që lidhen me çështjen CEZ-DIA, në një marrëveshje interkoneksioni, si dhe për një marrëdhënie të dyshuar korruptive për ndryshimin e një ligji. Monika Kryemadhi është marrë e pandehur për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim.

Ndërkohë, Pirro Xhixho dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij si kryetar i AKEP-it, ku u propozua nga LSI-ja, dhe në zbatim të porosive të marra nga Meta dhe Kryemadhi ka ndikuar tek drejtuesit e kompanisë telefonike celulare për finalizimin e një marrëveshjeje korruptive./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!