Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shkodër, tre netë festivali “Luleborë”

schedule16:07 - 16 Nëntor, 2017

schedule 16:07 - 16 Nëntor, 2017

Për tre netë me rradhë, në Shkodër u organizua festivali “Luleborë”. Çmimin i parë e fitoi Myfarete Laze me këngën “Me ty u rrit kanga shkodrane”.

Me 22 këngë të reja, jo vetëm në zhanrin popullor, por edhe atë modern.
Për të dytin vit radhazi, festivali i këngës qytetare “Luleborë”, dhuroi emocione të veçanta për spektatorin shkodran.
Myfarete Laze me këngën “Me ty u rrit kanga Shkodrane” rrëmbeu çmimin e parë.
Dirixhenti Jetmir Barbullushi, vlerësoi elemntet e rinj të festivalit, që sipas tij janë një tjetër premtim se Shkodra do të vijojë të dhurojë zëra të bukur.
Kryebashkiakja Voltana Ademi, si udhëheqëse e këtij festivali, tha se Bashkia do të vijojë të mbajë gjallë këtë traditë të krijuar prej 2 vitesh.
Festivali “Luleborë” mblodhi disa breza, të cilët erdhën në 3 netë spektakël. Çmimi i tretë iu dha Blerta Cinës dhe grupit “Kajrafilat që ka Shkodra”, çmimi i dytë shkoi për Lidia Lufin, ndërsa Myfarete Laze rrëmbeu kështu çmimin e parë në mënyrë unanime.

 



https://youtu.be/6aHsWcfn01k

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!