Kryeministri Edi Rama ka ironizuar bashkangjitjen e protestuesve të tjerë në protestën e studentëve para kryeministrisë, sot me një numër tejet të reduktuar. Në profilin e tij në Twitter, kryeministri ka postuar një foto ilustruese të cilën e shoqëron me komentin:
“Kjo farsë e orkestruar për të marrë peng protestën, me shpresën e devijimit të saj në revoltë politike, s’mund ta mbajë edhe për shumë gjatë në këmbë barrikadën absurde Antidialog”./abcnews.al