Ky është sekreti për ta bërë kafen tuaj më të shëndetshme

schedule10:14 - 27 Shtator, 2021

schedule 10:14 - 27 Shtator, 2021

Shumica e njerëzve e nisin ditën e tyre me një kafe. Por shpesh pyesim veten nëse kafeja është një zakon i keq që duhet ta kufizojmë. Edhe pse për këtë të fundit, ekspertët theksojnë se konsumimi i tij mund të ketë përfitime shëndetësore.

Sigurisht, studimet i referohen kafesë së pastër, të zezë, ndërsa theksohet se ajo ka nevojë për një masë në konsumin e saj të përditshëm. Sidoqoftë, ka disa sekrete që mund ta bëjnë kafenë tuaj më të shëndetshme.

Shtoni shije natyrale

Nëse e teproni me sheqerin, kafja juaj lehtë mund të kthehet në një “bombë” kalorish. Për të parandaluar që kjo të ndodhë, por edhe për të pirë një pije të shijshme, shtoni disa pika ekstrakt të pastër vanilje. Ose spërkateni me pak kanellë.

Kanella, në veçanti, ka disa përfitime të rëndësishme shëndetësore. Studimet kanë treguar se kanella mban nivele të qëndrueshme të sheqerit në gjak. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!