Festë në kampin e “SPD”-së në Gjermani: Jemi rikthyer (VIDEO)

schedule21:32 - 26 Shtator, 2021

schedule 21:32 - 26 Shtator, 2021

Social Demokratët shpërthyen në festë në selinë e tyre në Berlin sapo u njoftuan rezultatet e para të zgjedhjeve, që i nxirrnin në krye duke lënë pas “CDU”-në. Kur Sekretari i Përgjithshëm i “SPD”-së Lars Klingbail u shfaq në ekranin gjigant, duartrokitjet shpërthyen. “SPD është kthyer” tha ai i lumtur.

 

Ne e dinim që gara do të ishte e paqartë” shtoi ai, por “partia siguroi mandatin popullor për të formuar qeverinë” u shpreh Lars Klingbail.

Zëdhënësi socialdemokrat në deklaratën e tij të parë pas “Exit Poll”-it u shfaq optimist, duke thënë “Ne jemi përpara, ne duam Scholz si kancelar të Gjermanisë“.

Pasardhësi i Merkelit, Armin Lassett nuk arriti pritshmëritë. Megjithatë ende nuk është zyrtarizuar rezultati final./ db/Abcnews.al