Ka filluar në Boston edicioni i katërt i “Laver Cup”, një turne ndërkombëtar tenisi që zhvillohet në një fushë të mbyllur mes dy skuadrave: Skuadra e Europës dhe Skuadra e Botës.
Skuadra e Europës trajnohet nga legjendari Bjorn Borg, ndërsa skuadra e Botës nga një tjetër legjendë e këtij sporti, si John McEnroe.
Deri më tani kryeson skuadra e Europës 3-0. Matteo Berrettinit ka fituar 2-1 përballë kanadezit Auger-Aliassime, Casper Ruud ka mposhtur 2-0 amerikanin Reilly Opelka, ndërsa Rublev ka fituar 2-1 përballë argjentinasit Diego Schwartzman.
Sot do të luhen edhe përballjet Stefanos Tsitsipas- Nick Kyrgios, Alexander Zverev- John Isner dhe Daniil Medvedev- Denis Shapovalov. /abcnews.al