Asgjë nuk është e sigurt, por atë e japin kandidatin numër 1. Aleksandër Zverev e respektoi edhe një herë rolin e favoritit në US Open duke arritur gjysmëfinalen e Grand Slemit të fundit të vitit.
Kampioni në fuqi I “Rolan Garosit” të Parisit synon finalen e tretë në turnetë e mëdhenj, dhe një revansh pas humbjes në Uimbëlldon disa javë më parë. Tenisti gjerman nuk pati asnjë problem ndaj holandezit Van de Vandshulp, duke fituar 3-0 në vetëm 2 orë e 17 minuta.
E tregon edhe rezultati: 6-2, 7-6 e 6-1, me vetëm setin e dytë që ishte interesant. Tashmë, US Open afron me fazën përfundimtare, ku mbeten edhe tri ndeshje, ndërsa në gjysmëfinale këtë të premte Zverevi do të ketë përballë rusin Karen Haçanov, pra numri 2 I botës do të luajë ndaj numrit 8.
Përballja duket e rrezikshme dhe Haçanov është në formë, ndërsa bilanci është 6-3 në favor të gjermanit. I mbiquajuri “Sasha” kërkon titullin e dytë Grand Slem në karrierë, ndërsa ka dalë edhe kampion olimpik si dhe ka fituar dy herë Finalet e Turit.
Gjysmëfinalja tjetër, të shtunën, është e gjitha amerikane, pasi Ben Shelton ndeshet me Fransis Tiafo, pas heroizmit që bëri duke eliminuar kampionin në fuqi dhe favoritin spanjoll, Karlos Alkaraz./abcnews.al

