Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

schedule07:27 - 4 Tetor, 2026

schedule 07:27 - 4 Tetor, 2026

Territori Shqiptar, gjatë orëve të para të mëngjesit dhe mesditës, parashikohet të jetë nën mbizotërimin e intervaleve me kthjellime në pothuajse të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim të shfaqen herë pas here vranësira, të cilat më të dendura do të jenë në skajin verilindor të Shqipërisë. Megjithatë, nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten, duke u luhatur 7°C temperatura më e ulët e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.



Era do të fryjë e lehtë, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Për pasojë, në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 1 ballë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!