Një debat me tone të larta është ai që po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të enjteje në “Opinion” në Tv Klan, ku kryeministri Edi Rama u përplas me pedagogun Mark Marku.
Mark Marku: Nëse në një universitet publik, ti heq fondet, si mundet…
Edi Rama: Cilin fond?
Mark Marku: S’keni fond për pagat, 9 muaj paguan pagat. Ja pra pse s’duhet negociuar, sepse studentët e dinë këtë që nuk duhet negociuar me ata që nuk negociojnë vetëm mashtrojnë.
Edi Rama: Mbaj gojën, sepse jam këtu prezent, fjalën mashtrim përdore kur të mos jem unë këtu.
Mark Marku: Çfarë fjalë duhet të përdor?
Edi Rama: Përdor çfarë të duash. Fjalën mashtrim mos e përdor më.
Mark Marku: Mirë e lemë, që bëjnë propagandë gjithë kohës.
Edi Rama: Propaganda është opinion, mund ta thuash, është problemi yt. Ke opinionin tënd, thuaje. Ti fjalën mashtrim këtu në syrin tim nuk e thua.
Mark Marku: Mashtron more qeveria. E them dhe po ta thonë ata gjithë ditën.
Edi Rama: Jo nuk ma thua mua.
Mark Marku: Unë po ia them qeverisë time, ti je kryeministri këtu.
Edi Rama: Jo, unë nuk jam ti, jam ju sepse nuk ta kam dhënë këtë mundësinë që të flasësh me ti. /tvklan.al