Një person rreth 35-vjeç është dërguar i pajetë në spitalin e Laçit mbrëmjen e sotme. Sipas policisë dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak ndërsa nga këqyrjet paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.
“Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /abcnews.al