Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, duke komentuar kërkesën e PS që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të mbahen online, është shprehur se opozitës po tentohet që t’i mbyllet goja.
Ndërsa, i pyetur nga gazetarët nëse PD do të bashkëpunojë me mazhorancën për reformën territoriale, Bardhi tha se në këtë situatë, nuk mund të flitet për bashkëpunim, qoftë ky edhe institucional.
“Opozitës po tentohet t’i mbyllet goja. Nuk besoj që ky është një parlament që funksionon dhe ku secili prej nesh mund të kryejë reforma në interes të qytetarëve. Nuk mund të flitet për bashkëpunim, qoftë edhe institucional.”
Ndërsa, sa i përket çështjes së vaksinimit të deputetëve, Bardhi tha se PD e ka pranuar sugjerimin e mazhorancës dhe se është e gatshme që t’i nënshtrohet të gjitha rregullave që mbrojnë jetën.
Ndërsa e akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë për standarte të dyfishta sa i përket rregullave anti-covid Sekretari i Përgjithshëm i PS e hodhi poshtë mundësinë e një bojkoti por shtoi se tre grupet parlamentare të opozitës do të mblidhen për të marrë një vendim sa i përket prezencës online në Komisionet Parlamentare. /abcnews.al/