Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Kultivuan kanabis në Zall-Bastar: Vihen në pranga dy persona, një tjetër shpallet në kërkim

schedule08:34 - 23 Shtator, 2021

schedule 08:34 - 23 Shtator, 2021

Policia në Tiranë ka goditur dy raste të tentativës për kultivim kanabisi. Pas kontrolleve, janë konstatuar bimë kanabisi të kultivuara në vendin e quajtur “Mal Vilës”.  Për rastin në pranga u vunë H.Gj., 26 vjeç, N. Gj., 48 vjeç, dhe u shpall në kërkim një 54-vjeçar, si autor i  dyshuar të kultivimit.

Ndërsa, në gjendje të lirë është proceduar një 45-vjeçar me iniciale R. Gj, për moskallzim të krimit dhe kryeplaku i fshatit Mal Vilë, për shpërdorim detyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!