Mjeku nga Kosova që ka ngritur nga karroca 176 persona: Pacientë të mi janë edhe doktorë

schedule08:08 - 23 Shtator, 2021

schedule 08:08 - 23 Shtator, 2021

Muje Haliti është tashmë një emër i njohur në trojet shqiptare. Ai është mjek popullor nga Kosova, që ka ngritur nga karroca 176 persona.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, doktori tha se gjithçka e realizon vetëm me duart e tij dhe disa kavanozë.

Haliti u shpreh se pacientët e tij janë edhe mjekë dhe prej 37 vjetësh të gjithë ata që ka kuruar kanë pasur rezultat.

Pacientët që nuk i shëroj dot i kthej, për shembull sklerozën nuk e shëroj dot. Të tjerat i shëroj të gjitha.

Janë kavanoz të përgatitur në mënyrë speciale për atë punë. Këtë mjeshtri e kam mësuar nga lindja. Mami im e ka mësuar dhe e kemi traditë familjarë. Nuk kam dikë në familje që mund t’ja përcjell. Unë kam lexuar më tepër se çdo neurolog në Ballkan. Kam gati 37 vjet gati që e ushtroj këtë profesion. Kam pacient edhe shumë mjekë, gati 2-3 mijë mjekë.

Edhe mbas operacioneve më vijnë mua dhe kanë rezultat. Kam pasur një rast që nuk kam menduar se do e bëja, por zoti më ka shpëtuar”, tha mjeku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!