Situata e Koeman është shumë delikate dhe lëvizjet në kërkim të një zëvendësuesi të mundshëm kanë filluar tashmë.
Momentalisht situata është turbullt në kampin katalanas me Laportan që ende nuk ka vendosur asgjë. Nëse holandezi arrin të përmbysë rezultatet dhe skuadra fillon të fitojë, ai do të vazhdonte punën e tij, por tani skuadra nuk e jep këtë “shkëndi”.
Ndër emrat që kanë dalë, ka dy që kanë më shumë forcë se pjesa tjetër.
Roberto Martinez, përfundim i lehtë
Ai është trajneri aktual i kombëtares së Belgjikës dhe e pëlqen shumë klubin blaugrana. Karriera e tij në krye të kombëtarës belg ka qenë e jashtëzakonshme duke e renditur këtë kombëtare në vendin e parë në renditjen e FIFA-s për tre vjet. Edhe pse ai ka një kontratë deri në 2022, mund të lirohet lehtësisht nëse një klub i madh si Barcelona do të nënshkruaj me të.
Xavi Hernandez, një opsion që vjen nga larg
Emri i Xavit ka fluturuar mbi stolin e Barcelonës për një kohë të gjatë. Ai do të ishte trajneri i Victor Fot nëse ky i fundit do të ishte bërë president. Laporta gjithashtu e mendon atë edhe pse ai flirt me Font nuk e ndihmon. Ai do të ishte trajneri më i mirëpritur nga tifozët.
Antonio Conte, i gjithë karakteri
Trajneri italian është një fitues i vërtetë. Fitoi 3 herë kampionatin me Juventusi, shkoi te Chelsea dhe fitoi Premie League, u kthye në Itali ku fitoi përsëri titullin me Interin. Të gjithë ekipet e tij kanë karakter të madh.
Philip Cocu
Ish lojtari i Barcelonës, si trajner ai ka një karrierë të mirë me PSV Eindhoven ku fitoi Ligën Holandeze tre herë. Ai e njeh shtëpinë dhe i njeh mirë lojtarët holandez që ka skuadra e Barçës.r.t/abcnews.al/