Gjiknuri rikthehet i buzëqeshur në Dibër: Ne i mbajmë premtimet

schedule16:44 - 22 Shtator, 2021

schedule 16:44 - 22 Shtator, 2021

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri është rikthyer në Dibër. Në 2016, ai ishte i deleguari i PS-së për menaxhimin e zgjedhjeve lokale, ndërsa sot shkoi për të prezantuar drejtuesin e ri të qarkut, i cili do të jetë ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.

Dibër, takim me strukturat e Partisë Socialiste ku prezantova Ulsi Manjën si drejtues Politik të Qarkut.

Jam i bindur, që me pjekurinë dhe eksperiencën e tij, Ulsiu do dijë të udhëheqë Qarkun e Dibrës drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme. Rikthimi në Dibër është gjithnjë i veçantë. Ndjehem krenar që një angazhim e premtim i hershëm i yni për Rrugën e Arbrit po bëhet realitet ne sytë e çdo banori të Qarkut të Dibrës.

Edhe në Dibër, riorganizimi i Partisë Socialiste në çdo strukturë është tepër i rëndësishëm për të dalë fitues në garën për zgjedhjet vendore të vitit 2023 dhe më tej ato parlamentare në 2025” shprehet Gjiknuri./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!